“Vreshtarët” mobilizohen para ndeshjes me Yllin, kanë një mesazh për qytetarët e Rahovecit

124

Pak orë na ndajnë nga ndeshja ndërmjet Rahovecit dhe Ylli, që do ta përcakëtoj finalistin në “Play Off”, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo ndeshje karakterizohet me intesitet të lartë mbrenda palestrës, por edhe jashtë saj. Duke ditur rëndësinë e kësaj, në pamundësi të jenë pjesë në palestër shkak masave për parandalimin e Covid-19, vreshtarët e kanë gjetur mënyrën që të jenë sa më afër skuadrës së tyre.

Vreshtarët në postimin e tyre kanë bërë të ditur se do të organizohen, jashtë palestrës së “Mizahir Isma”, pikërisht të parkingu ku do të jenë me projektor dhe zërim që të jenë në mbështetje te Rahovecit.

Postimi i plotë: 

GJITHMONË AFËR SKUADRËS

Sot do të jemi pranë lojtarëve. Jo brenda palestrës, po pak jashtë saj. Nga parkingu, në projektor dhe zërim, do t’i mbështesim djelmoshat në një duel kaq të rëndësishëm. Ju ftojmë të gjithë të interesuarve që të lajmërohen, pasi masat anti-Covid do t’i respektojmë me patjetër.

Njoftojmë antarët tanë të ngusht se mblidhemi te parkingu nga 18:30.

Falenderojmë komunën për sigurimin e pajisjeve dhe ArtVision për realizimin e transmetimit.

Ndërsa ju rikujtojmë që seria e gjysmëfinales Rahoveci dhe Ylli është 2:2, kurse sot nga ora 20:15 do nisë edhe dueli përcaktues për finalistin e “Play Off-it”.

/GazetaSheshi/