Vojvoda shënoj golin e parë dhe vendimtar për fitoren e Torinos, ja me çfarë note u vlerësua

234

Torino ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa e ka mposhtur me rezultat minimal prej 1:0 Parmën, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 34-të në Serie A, shkruan Gazetasheshi.com.

Pjesa e para në këtë takim u përmbyll me rezultat të barabartë 0:0, por jo edhe ajo e dyta.

Në minutën e 63-të vendasit arritën ta zhbllokonin rezultatin me anë të Vojvodës, gol ky që ishte edhe vendimtar për skuadrën e Torinos.

Pas ndeshjes sajti për statistika “Sofascore”, ka publikuar edhe notat e futbollistëve e ku futbollisti kosovar Mërgim Vojvoda u vlerësua me notën 7.2.

Kujtojmë që për mbrojtësin kosovar ky ishte goli i parë për skuadrën e tij.

Torino me këtë fitore është ngritur në pozitën e 15-të me 34 pikë, ndërsa Parma vetëm se është përshendetur nga elita italiane, teksa ndodhet në pozitën e 19-të me vetëm 20 pikë të grumbulluara.

/GazetaSheshi/