Vllaznia transferon ish lojtarin e Gjilanit (FOTO)

954

Vllaznia e Pozhoranit ka arritur marrëveshjes me Yll Maliqin, futbollist ky i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubit futbollistik Gjilani. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, derisa i ka uruar mirëseardhje Maliqit, shkruan Gazeta Sheshi.

Kështu Maliqi bëhet vetëm njëri nga disa futbollistë të cilët në të kaluarën kanë qenë pjesë e skuadrave gjilanase Drita dhe Gjilani. Njëherit kjo skuadër udhëhiqet nga Sallah Sherifi, ish trajner i bardh e kuqve.

/Gazeta Sheshi/