Vjen reagimi i Kukës pas medaljes së artë të fituar nga Distria Krasniqi në Kampionatin Evropian

125

Distria Krasniqi, është shpallur kampione e Evropës në kategorinë -48kg.

Xhudistja kosovare ka marrë të artën në Lisbonë te Portugalisë, teksa në finale ka triumfuar pa luftë, pasi dy herë kampionia e Botës, Bilodid nga Ukraina, nuk është paraqitur në podium shkak një lëndimi të pësuar, shkruan Gazetasheshi.com

Pas medaljes së artë kryetrajneri, Driton Kuka, është shprehur i emocionuar nga fitorja e Krasniqit.

Nder tjera Kuka, përmes profilit të tij zyrtar ka shkruar se xhudoja e Kosovës po bëhet me djerës dhe sakrificë, na nuk dijmë ndryshe.

“Kampione Evropianeeeeeeee.Distria Krasniqi 48 Kg. Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë,na sdijmë ndryshe. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

Për, Distria Krasniqin, kjo është medalja e parë e artë në Kampionatin Evropian.

/GazetaSheshi/