Vjen përforcimi i parë për Milan, merr ish-madrilenin Arbeloa

234

Arbeloa është zgjidhja e problemit: Milan kërkonte një mbrojtës qendre,me urdhër të Montella-s, mundësisht me eksperiencë, në mënyrë që të ndihmojë në rritjen e Romagnoli-t, dhe ndoshta me kosto zero, duke marrë parasysh se klubi është bllokuar në merkato në pritje të shitjes së aksioneve te fondi kinez. Arbeloa luan në qendër të mbrojtjes, por mund të përshtatet edhe në lojën nga krahët, përdor këmbën e djathtë dhe mund të luajë pa probleme në krahun e mëngjarashit Romagnoli. Ka kaluar gjithë karrierën e tij mes Liverpool, Real Madrid dhe kombëtares spanjolle dhe, kjo është gjëja më e rëndësishme, sot është pa kontratë.

Pasditen e djeshme administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galliani, ka pasur një bisedë me menaxherin e lojtarit, Oscar Ribot. Nga telefonata është kuptuar se Arbeloa e konsideron Milan-in si zgjedhjen e tij të parë dhe tani Arbeloa është zgjedhja e parë e Milan-it. Është folur edhe për kontratën, për detajet dhe shifrat: marrëveshja është arritur mbi bazën e një kontratë njëvjeçare me një opsion për vitin e dytë. I vetmi dyshim për kuqezinjtë ka qenë mosha e tij 33-vjeçare. Por eksperienca nuk i mungon: i rritur te të rinjtë e Real-it, Arbeloa ka luajtur një vit me Deportivon dhe dy me Liverpool. Nga 2009-a është kthyer te Real: shtatë sezone, 234 ndeshje dhe gjashtë gola. Në të njëjtat vite ka luajtur edhe 58 ndeshjet me Spanjën, me të cilën ka dalë kampion bote dhe ka fituar dy Europiane.

Kjo goditje “low cost” duket se ka nxjerrë jashtë lojtare lojtarë si Musacchio, i cili nuk mund të merrej për shkak të mungesës së parave në arkë. Montella ndërkohe kërkonte me çdo kusht një përforcim për repartin, veçanërisht pas dëmtimit të Zapata-s. Ndoshta mund të duhen kontakte të tjerë, por tashmë zgjidhja është gjetur dhe nuk duhet të ketë asnjë surprizë. Por është për këtë operacion duhet marrë “OK” i grupit kinez, blerësi i ardhshëm i klubit kuqezi, që duhet t’i ndajë shpenzimet e rrogës së lojtarit me pronarët e ardhshëm. Në këtë mënyrë Milan mund të shmangë bllokimin në merkato dhe të përfshijë në organikë një lojtar të ri. Ndërkohë sot skadon ultimatumi West Ham për Carlos Bacca, i cili është në pritje të ofertave të tjera.