Vjen konfirmimi, arrihet marrëveshja e madhe për meçin Anthony Joshua – Tyson Fury

161

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë “aprovuar” ofertën për luftën e tyre të padiskutueshme për titullin e peshave të rënda këtë verë, thotë promovuesi Eddie Hearn.

Kampionët rivalë të Britanisë kanë qenë duke konsideruar oferta ‘të shumta’ për të organizuar betejën e tyre, shkruan GazetaBlic.

Hearn tha: “Të dy palët kanë miratuar ofertën me të cilën duan të shkojnë drejt meçit të madh dhe tani ne jemi vetëm në përfundim të marrëveshjes”.

“Sapo kishim pesë ose 10 minuta së bashku dhe ishte një takim i mirë, sepse unë nuk e përfaqësoj Tyson Fury, kështu që nuk e di se çfarë ka në mendjen e tij. Ajo që ai thelbësisht më dha të kuptoj në mendje ishte q] dëshiron luftën, dhe unë e di se është e njëjta gjë me AJ” tha ai.

Lufta pritet të zhvillohet në fillim të korrikut.