Vjen “bomba” në Gjilan

250

Gjilani është skuadra më aktive në merkaton e janarit, sa i përket përforcimit të organikës. Transferi i fundit i kuq e bardhëve është mesfushori Qëndrim Dautaj, i cili vjen pas një aventure gjashtë mujore së fundmi tek Besa nga Peja.

Marrëveshjen e kanë konfirmuar zyrtarët e klubit gjilanas, përmes faqes zyrtare në rrjetin social “facebook”.

Dautaj njihet si qendër mesfushori më i mirë në kampionatin kosovar, madje disa herë ishte në formacionin më të mirë në vend.

Qendrim Dautaj, më parë ka djersitur fanellën e KF Ferizaj dhe KF Besa.