Vizita e Sheshelit në Kosovë është paralajmëruar për sotf

135

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se do të mbajë sot një tubim në veri të Mitrovicës. E përveç kësaj mediat në Serbi shkruajnë se i pranishëm do të jetë edhe lideri i kësaj partie Vojisllav Sheshel.

Madje thuhet se Sheshel do të mbajë edhe një fjalim para qytetarëve të Mitrovicës në veri.

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se tubimi do të fillojë në orën 12:00.

E nëse ndodh që Sheshel të shfaqet në Kosovë, ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se do të arrestohet.

Selimi i ka thënë KosovaPress-it se tashmë i mbetët organeve të rendit në Kosovë që të veprojnë kundër kalimeve ilegale të njerëzve, në rast se Sheshel tenton të futet në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka lejuar vizitën e tij, tash i takon organeve të rendit të veprojnë kundër kontrabandimit dhe kalimeve ilegale te njerëzve”, ka thënë Selimi përmes telefonit./KosovaPress/