Visoka i zhgënjyer me lojën e Gjilanit

258

Megzon Visoka, ushtrues detyre i trajnerit të Gjilanit e ka komentuar humbjen 2:0 nga Vushtrria, duke shprehur haptas pakënaqësinë e tij me futbollistët.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet. Për Vushtrrinë sigurisht më jetike në luftë për mbijetesë, kurse për neve që të kthehemi te rezultatet pozitive, por nuk ndodhi. Ndeshja u vendos nga dy episode, apo dy gabime fatale të ekipit tonë që nuk do duhej të ndodheshin”, deklaroi Visoka pas ndeshjes.

“Realisht, objektiv i Gjilanit nuk ka qenë titulli i kampionit dhe kjo u dëshmua. Synim i klubit është mesi i tabelës”.

Visoka foli edhe për mundësinë që të emërohet trajner i ekipit pas largimit të Bylbyl Sokolit, duke thënë se do të vendosin nesër pas bisedave që do të ketë me kryesinë.