Vikendi me katër aksidente fatale, policia apelon për kujdes

180

Katër aksidente me pasoja fatale, 31 me persona të lënduar dhe 82 me dëme materiale, është bilanci i aksidenteve në trafik vetëm gjatë vikendit të fundit. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre aksidente fatale u regjistruan të shtunën ndërsa një të dielën. Numri i aksidenteve në trafik ditëve të fundit është shtuar shumë.

Referuar shtimit te numrit te aksidenteve Policia e Kosovës me njësitë relevante të saj rregullisht ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues dhe veprues.

Vetëm gjatë vikendit, njësitet policore kanë arritur të shqiptojnë 1 866 gjoba kudërvajtëse ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut.

“Ne kemi zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun. Policia gjithashtu, në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe kemi ndërmarr masat e nevojshme ligjore duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor”, kanë deklaruar në Policinë e Kosovës.

Referuar analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri te aksidentet kanë quar; Tejkalimi i shpejtësisë, Mos mbajtja e distancës, (pra mos respektimi i dispozitave që dalin nga ligji mbi sigurinë në komunikacionin rrugor), gjithashtu edhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugës janë nder faktorët tjerë kontribues, por e ritheksojmë që faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve mbetet faktori njeri.

Policia apelon tek te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe ti respektojnë rregullat qe dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat, tu shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit, në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni.