VIDEO: Këto gola të Arsenalit janë “çmenduri sportive”

270

Arsenali është i njohur për lojën asfiksuese me pasime, aq sa shpesh është etiketuar si “Barcelona e dytë e Evropës”. Mirë, tani që Britania e Madhe nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian, “Topçinjtë” mund t’i quajmë edhe “Barcelona ishullore”. Gjithsesi, ka një ndryshim të madh në lojën me pasime të djemve të Arsene Wengerit me ata të akademisë së famshme “La Masia”. Lojtarët e Arsenalit tentojnë të shkojnë me shpejtësi drejt zonës kundërshtare, duke shmangur sa më shumë pasimet horizontale. Ata gjithashtu janë më dinamikë dhe provojnë jo pak herë goditjet nga largësia.

Për t’u rikujtuar tifozëve se ç’klas sjell në fushë ekipi londinez, Arsenali ka postuar në profilin e vet zyrtar në “Youtube” pesë golat e vet më të bukur të shënuar me aksione në grup. Cili është më i bukuri? As mos u përgjigjni, sepse pyetja është gati-gati retorike! Thjesht shijoni golin e mesfushorit Jack Wilshere kundër skuadrës Norwich City në vitin 2014, pas një serie pasimesh spektakolare me shokët e tij të skuadrës.