Video / Ja çfarë mund të blesh në vend të Paul Pogba

234

Transferimi i Pol Pogba te Mançester Junajtid është drejt finalizimit, por gazeta britanike “The Sun” mendon se ka mënyra të tjera për të shpenzuar 100 milion paund që do të kushtojë futbollisti francez. Ajo ka ndërtuar një kolazh të veçantë, duke shpjeguar se shpenzohet një shifër e tillë, me një listë të veçantë.

Pogba 1

Me 100 milion paund mund të:

    • blesh një dhome me shtrat tek për çdo njeri të pastrehë në Londër
    • blesh një vakt klasik prej 3 paund për çdo person në Kanada
    • udhëtosh 400 herë në hapësirë
    • blesh dy superjahte
    • pajtosh Beyonce, Justin Bieber dhe Rolling Stones që të këndojnë në datëlindjen tënde për 10 vite radhazi

lamborghini-aventador-sv-roadster-1

  • blesh 520 makina Lamborxhini (që do të thotë një për çdo futbollist të Premier League të sezonit të kaluar)
  • blesh çdo klub në League 1 (kategoria e tretë angleze)
  • blesh të gjithë skuadrën që fitoi kampionatin me Leisterin (të mbeten 45 milion paund për t’u shpenzuar)
  • rregullosh komplet stadiumin “Etihad” nëse shton 10 milion paund
  • blesh një biletë sezonale në “Old Traford”, për çdo karrige, duke lumturuar 75635 shokë

Ose, nëse je shumë guximtar, mund t’i blesh vendit tënd organizimin e një Kampionati Botëror.

https://www.facebook.com/SunBets/videos/1121241321275609/