Vetëm 20 ditë në krye, Gattuso ‘përshëndetet’ nga Fiorentina – Çfarë ndodhi?

753

Gennaro Gattuso është larguar nga Fiorentina vetëm 20 ditë pasi u zyrtarizua si trajner i klubit nga Serie A.

Gattuso pas shkarkimit nga Napoli, iu bashku Fiorentinas por ende pa zhvilluar ndonjë ndeshje – u largua.

Ashtu siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ky largim po ndodhë për shkak të strategjisë së transferimeve që ka klubi i ‘Violas’.

43-vjeçari si trajner e nisi karrierën në vitin 2013 – ku ishte emëruar në stolin e Sionit. Ai vazhdoi më pas me skuadrat, si: Palermo, OFI Crete, Pisa, Milan dhe Napoli.