Vetëm 133 minuta larg rekordit absolut

141

Keylor Navas është vetëm 133 minuta larg rekordit prej 838 minutash pa pësuar gol në UEFA Champions League të Jens Lehmann.

Portieri kostarikan nuk ka pësuar asnjë gol të vetëm në Europë që kur ka bërë debutimin e tij në këtë kompeticion nëntorin e vitit 2014, starti i tij i parë me fanellën e Real Madridit në Champions League, që në atë kohë kishte në stol Carlo Ancelottin.

Navas bëri dy pritje vendimtare të shtunën në El Clasico, duke përfshirë edhe një stopim të mrekullueshëm të Lionel Messit, por ai potencon që ka vetëm një gjë në mendje kur futet në fushë.

“Nuk mendoj për arritjet personale”, filloi Navas, “Mendoj vetëm për fitoren me Real Madridin dhe për të vazhduar më tutje në Champions League”.

Real Madridi luan sonte ndeshjen e parë me Wolfsburg, që pavarësisht se nuk ndodhet në një formë të mirë, ka fituar të gjitha ndeshjet e tyre në shtëpi në Champions League deri më tani, duke përfshirë fitore ndaj skuadrave si Manchester United, PSV, CSKA Moscow dhe Ghent.