Veprimet qe e ndjellin gjumin

879

Nëse gjatë ditës jeni shume të angazhuar dhe keni një grumbull obligimesh, shanset janë të mëdha që para se të bëni gjumë të mendoni për jetën tuaj dhe vendimet, sepse në fakt ajo është koha e vetme të cilën e kaloni në qetësi dhe heshtje pa ju penguar dhe pa ju tërhequr vëmendjen askush. Ky është një nga parashenjat se ju nuk arrini të menaxhoni mirë problemet gjatë ditës.

Ja cka mund te beni:

Ndani më së paku gjysmë ore gjatë ditës për të menduar dhe për t’u përpjekur që të gjeni zgjidhje për problemet në shtëpi ose në punë. Asgjë mos ia lini të nesërmes dhe kështu me shumë gjasa do të keni gjumë të rehatshëm.

Shkruani problemet në një copë letre ose në ndonjë ditar. Kthehuni në vitet e shkollës, pse jo? Të shkruarit shumë njerëzve u ka ndihmuar që të bëjnë një gjumë të rehatshëm dhe pa brenga.

Ndoshta gjatë kohës derisa shkruani mund edhe të gjeni zgjidhjen e problemit, ose ndoshta mund të kuptoni se sa të parëndësishme janë ato probleme nga ajo qe u është dukur më parë. Mos i censuroni mendimet e juaja, shkruani edhe vogëlsirat më të vogla që ju mundojnë, qoftë ajo edhe kafeja e keqe që keni pire në kafenenë e preferuar.

Ndoshta është koha të ndërroni vendin ku bëni gjumin. Me siguri ju ka ndodhur shpeshherë të ktheheni në dhomën e fjetjes, të shkoni në dhomën e ditës dhe t’ju marrë gjumi pas një sekondë të shtirë në divan. Sapo t’ju kaplojnë mendime të këqija, shëtisni dhe shtrihuni në dhomën tjetër. Kjo në fillim mund të thotë se do të jeni të zgjuar në të shumtën e kohës gjatë natës dhe të kaloni më shumë kohën duke ecur sesa duke bërë gjumë, por është një rrugë e sigurtë deri në shërimin e plotë, sepse pas një kohe do të ndërprisni së konsideruari dhomën e fjetjes si hapsirë të mendimeve të këqija të grumbulluara para gjumit.

“Angazhoni” trurin para fjetjes. Edhe pse shikimi i televizorit nuk rekomandohet shpesh, provoni edhe këtë mënyrë nëse mendoni se do t’ju bëj të flini. Lexoni ndonjë libër dhe në fund të çdo faqe të lexuar mbyllni sytë dhe mendoni rreth asaj që keni lexuar.

Flisni me familjen dhe miqte tuaj, u tregoni atyre se ç’është ajo që juve ju shqetëson dhe nuk ju lë të bëni gjumë, ndoshta ndonjëri me këshillat e tyre mund t’ju ndihmojë, ose mundet që vetë procesi i tillë i diskutimit “t’ju qetësojë shpirtin” dhe kjo të jetë e mjaftueshme që përsëri të bëni gjumë si foshnje.