Vendi ku është e ndaluar të beni selfie

142

Mumbai ka deklaruar 16 zona ku nuk lejohet të bësh selfie, pas rritjes së numrit të vdekjeve të lidhura me maninë për të bërë kësi lloj fotosh.

Qytetet më të mëdha indiane janë të populluara me njerëz me telefon në duar që bëjnë selfie. Por edhe gjetja e vendeve më të rrezikshme për një selfie mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Edhe vetë kryeministri Narendra Modi ka postuar ‘selfie’ me liderë të ndryshëm botëror. India është vendi që ka numrin më të lartë të vdekjeve që kanë patur si shkak pikërisht pozimin për selfie.

Tashmë Mumbai, i alarmuar nga trendi, ka ndaluar fotot ‘selfie’ në disa zona të qytetit, duke paralajmëruar njerëzit të mos ndërmarrin rreziqe të panevojshme.

Këtë muaj një studente 18-vjecare humbi jetën në një piknik për shkak se humbi baraspeshën e trupit teksa bënte selfie në majë të një shkëmbi. Ajo ra në ujë dhe u mbyt bashkë me një koleg klase i cili u përpoq ta shpëtonte.