Vëllaznimi rrëfen për tmerrin në Rahovec

370

Drejtuesit e Vëllaznimit nëpërmjet një komunikate kanë treguar për gjithë atë që ndodhi në Rahovec të shtunën.

Gjakovarët pos humbjes edhe u sulmuan.

Ja komunikata e plot e klubit.

KOMUNIKATË
(Para video-materialit, që e japim të dielën)

FC Vëllaznimi, pas rishqyrtimit të fakteve dhe raporteve nga ndeshja e vlefshme për javën e 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me këtë ankesë/komunikatë, i drejtohet të gjitha organeve relevante, për të rishqyrtuar atë që ndodhi në Rahovec.

Duke falënderuar kryesinë e KF Rahoveci për raportet e shëndosha të ndërtuara mes dy klubeve, është për keqardhje sesi në tribina dhe në fushë kjo ndeshje pati rrjedhojë, që më së paku I ngjasonte futbollit.

FC Vëllaznimi e ka parasysh, domosdoshmërinë e pikëve të KF Rahoveci, por nuk mund të arsyetohet assesi tendenca e vazhdueshme, sidomos e gjyqtarit kryesor Festim Dogani, duke e dëmtuar rëndë klubin tonë.

1. FAKTORI FESTIM DOGANI (gjyqtar kryesor)
– Qysh në pjesën e parë, gjyqtari kryesor Dogani tregon tendencë, apo frikë duke favorizuar vendasit

– Në pjesën e dytë, te shifrat 0-1 për FC Vëllaznimin (min 52’), Festim Dogani akordon penallti, të cilën ju ftojmë që ta analizoni përmes video materialit që FC Vëllaznimi i jep në dispozicion komisionit disiplinor dhe organeve përgjegjëse të FFK-së. (Video)

– Dogani përdori standard të dyfishta në këtë ndeshje, duke klasifikuar faullimet, ndërhyrjet e ashpra e deri te eskalimi i situatës, duke ndëshkuar vazhdimisht vetëm futbollistët e FC Vëllaznimi

– Dogani, dështoi të menaxhonte me kontrollimin e ndeshjes, e cila shihet qartë se I doli nga duart.

– Dogani, nuk akordoi faull në favor të FC Vëllaznimi, madje as kur futbollisti ynë Yll Myrta pas një kontakti me top, detyrohet të braktisë ndeshjen.
E në këtë rast Dogani as faull nuk mori mundin të akordonte.

– Dogani, vërehet qartazi në fund të pjesës së dytë, se kontribon në përpjekjet e KF Rahoveci të humbiste kohë (shiko rasin nr 03 në video), kur ndalet aksioni I FC Vëllaznimi, për një faull që KF Rahoveci e shkaktoi edhepse ishim ne posedim të topit. (të bashkangjitur keni raportin mjekësor nga lëndimi I ligamentit të nyjës së poshtme të Yll Myrtës)

2. HEDHJET E GJËSENDEVE TË FORTA NË DREJTIM TË FUTBOLLISTËVE TË FC VËLLAZNIMI
FC Vëllaznimi, kërkon nga komisioni disiplinor që të shqyrtojë në detaje, ndërprerjet e ndeshjes, provokimet e publikut, e deri te hedhja e gjësendeve të forta në drejtim të futbollistëve tanë dhe të bankës rezervë.

Në video xhirime, shihet qartazi fluturimi jo I rrallë i shisheve të plastikës, gurëve, shkrepësave dhe gjësendeve tjera të forta në drejtim të futbollistëve të FC Vëllaznimi.

3. MUNGESA E SIGURISË
– Marrë parasysh rëndësinë e pikëve për KF Rahovecin, siguria nuk ka qenë në nivelin e duhur.
– Në momente të caktuara, ata pak policë që ishin të pranishëm (5-6), nuk dinin nga t’ia mbanin, të siguronin gjyqtarët, apo bankën e FC Vëllaznimi (sidomos në përfundim të pjesës së parë),

4. KËRCËNIMET NDAJ FC VËLLAZNIMI
– Në të dyja anët e tribinave, me indinjatë kemi përcjellur zhvillimet, posaçërisht sjelljet e tifozëve dhe energjinë e tyre negative të akumuluar, mbase nga dështimet e mëhershme të KF Rahoveci, me tendencë që shpëtimin ta gjejnë në këtë ndeshje.
– Kërcënime me të cilat u ballafaquan nga Shtabi Teknik e deri të futbollistët e bankës rezervë, e madje nuk u kursye edhe mjeku i skuadrës sonë, që disa herë u sulmua me sende të forta.

5. SULMET PAS NDESHJES
– Situata e tensionuar vazhdoi edhe pas ndeshjes, duke qenë cak autobusi i FC Vëllaznimi, afër së cilit gjendeshin anëtarët e skuadrës sonë.
– Vetëm intervenimi i NJRSH-së, regjioni i Gjakovës, futbollistët, Shtabi Teknik dhe përfaqësuesit e FC Vëllaznimi kanë arritur t’i shpëtojnë më të keqes.

– SULMOHET MJEKU I FC Vëllaznimi, nga një person (mosha 40-45 vjecare), i cili arrestohet, derisa mjekut tonë iu dha ndihma e shpejtë,

– GRUSHTOHET PRAPA SHPINE PORTIERI REZERVE, i FC Vëllaznimi i cili falë intervenimit të shokëve të skuadrës eviton më te keqen, derisa personi (figurë e njohur për FC Vëllaznimin), u arratis me shpejtësi

Në bazë të gjitha këtyre fakteve të paraqitura, FC Vëllaznimi kërkon:

• Të merren masa të rrepta për sanksionimin e gjyqtarit Festim Dogani, deri në mosdelegim të tij në Ligën e Parë, e aq më tepër në ndeshjet e ardhshme të FC Vëllaznimi, duke e konstatuar si gjyqtar të papjekur profesionalisht, të motivuar në kundërshtim me parimet e futbollit, të paaftë për këtë rang garash,

• Të analizohen sulmet fizike dhe me gjësende ndaj futbollistëve, mjekut dhe anëtarëve tjerë të FC Vëllaznimi.

  • Të gjitha ankesat e lartëpërmendura, fc vëllaznimi i argumenton me video materiale, me raporte mjekësore, raportin e policisë (arrestimi i një tifozi të kf rahoveci) dhe fotografi e materiale tjera të ngjajshme, që të dielën do të dorëzohen në FFK.