Vëllaznimi paralajmëron rikthimin ende me të fortë në Superligë

141

Vëllaznimi pavarësisht paraqitjeve të mira nuk ia doli të siguroj mbijetesën në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra nga Gjakova pas humbjes nga Peja, ka bërë një paralajmërim përmes faqes zyrtare të saj, duke bërë të ditur se do të kthehen ende me të fortë.

Postimi i plotë:

Një ndër sezonet më të mira qe ka pasur basketbolli kosovar. Edhe pse Klubi jonë arriti të shënoj 9 fitore nuk mjaftojë që të largohemi nga fundi i tabelës. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës lojtarëve që në gjdo ndeshje u munduan të japin gjithqka nga vetja dhe asnjëherë nuk u dorëzuan deri në fund, poashtu edhe për trajnerët që pa u lodhur bën një punë fantastike.Një falenderim i veqantë për kryesin dhe sponzorët që e ndihmuan klubin në ditët më të vështira. Vëllaznimi do të rikthehet edhe më i fortë.

Skuadra e Vëllaznimit ka bërë disa ndeshje mbrëslënse në këtë sezon, madje disa herë ka befasuar edhe ish-kampionët e Superligës, por në disa ndeshje i kanë kushtuar humbjet me epërsi minimale, duke qenë edhe kryesore për të rrezikuar rënien nga elita.

Gjakovarët në ndeshjen e fundit kanë pësuar humbje nga Peja me një rezultat të lartë, por duke shikuar rëndesinë e ndeshjes nuk ishte me ndonjë objektiv për të dyja skuadrat.

/GazetaSheshi/