Van der Sar i rikthehet futbollit

157

Edwin Van der Sar rikthehet ti veshë dorëzat në moshën 45-vjeçare, derisa është rikthyer në klubin e tij të fëmirisë VV Noordwijk, transmeton Gazeta Sheshi.

Ish-gardiani i Manchester United ishte tërhequr nga futbolli në vitin 2011, pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, në duelin që djajtë e humbën 3-1.

Mustafa Amezrine, gardiani aktual i skuadrës VV Noordwijk është lënduar rëndë, derisa drejtuesit e klubit mezi kanë bindur Van der Sarin ti veshë sërish dorëzat.

“Jemi shumë të lumtur që kemi nënshkruar me një portier të kalibrit të lartë siç është Edwin Van der Sar, i cili debutimin e tij do të bëjë këtë vikend ndaj skuadrës Jodan Boys”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

/Gazeta Sheshi/