Valon Berisha humbet sezonin për shkak të lëndimit!

137

Ka marr fund sezoni për Valon Berishën. Kështu ka njoftuar klubi i tij francez, Stade de Reims.

Sot gjatë ditës klubi nga Ligue 1 dha lajmin se ylli kosovar do t’i nënshtrohet një operacioni sonte që do ta mbajë atë jashtë fushave deri në fillim të sezonit të ri,

“Larg nga fusha. Valon Berisha do t’i nënshtrohet një operacioni sot. Playmakeri kosovar do të jetë i gatshëm për ndeshjet parasezonale 2021/22”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Berisha luajti për Kombëtaren e Kosovës në miqësoren ndaj Lituanisë, por mungoi në dy përballjet e vlefshme për para-kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’ ndaj Suedisë dhe Spanjës.


SHËRIM TË SHPEJTË VALON!

/Gazeta Sheshi/