Valmiri i Istogut nënshtron Valmirin e Besës

660

Duelet ndërmjet Istogut dhe Besës kanë qenë tejet interesante këtë stinor dhe kanë sjell momente të veçanta. Mirëpo, një gjë interesante i ka përshkruar të tri sfidat ndërmjet ekipeve fqinje.

Fjala është për portierët, me emër të njëjtë, Valmir Hajrizajn e Istogut dhe Valmir Bytyqin e Besës. Në duelet direkte, i pari ka dalë më i suksesshëm, duke fituar dy herë, karshi një triumfi të Bytyqit, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndeshjen e parë të këtij edicioni ndërmjet këtyre dy ekipeve e kishte fituar Besa 1:0 dhe po me të njëjtin rezultat i fitoi Istogu dy takimet vijuese.

Hajrizaj ka dalë më i suksesshëm edhe me rastin e pranimit të golave, pasi ka pësuar vetëm njëherë, kurse Bytyqi dy.

Ndërkohë, nëse duhet veçuar njërin nga këto tri duele, atëherë spikat ai i javës 21 i luajtur në stadiumin “Demush Mavraj”.

Kjo pasi kapitenë të skuadrave ishin portierët dhe që të dytë quheshin Valmir.

Megjithatë, në renditjen e përgjithshme në Superligë, më mirë qëndron Bytyqi sesa Hajrizaj.