Valencia “konfirmon” largimin e Mustafit (FOTO)

225
Shkodran Mustafi nuk është ftuar për ndeshjen miqësore të Valencias me yjet e Nigerisë, duke e vulosur largimin nga klubi.

Shkodran Mustafi është gjithnjë e më afër largimit nga Valencia.

Mbrojtësi shqiptar nuk është ftuar për ndeshjen miqësore të Valencias me yjet e Nigerisë duke e “konfirmuar” largimin në ditët e ardhshme.

Arsenal është klubi që thuhet se ka paraqitur ofertë për blerjen e tij, raporton “Metro”, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja, ku në fund mund ta shohim Mustafin në Emirates Stadium, në të njëjtin ekip me Granit Xhakën.