Vajza e Mourinhos aksidentalisht zbulon formacionin e Unitedit, aty edhe Pogba (Foto)

354

Një fotografi e postuar ndoshta edhe aksidentalisht nga vajza e Jose Mourinhos, ka zbuluar se si do të duket formacioni i Manchester Unitedit në edicionin e ri.

Edhe pse Paul Pogba akoma është lojtar i Juventusit, ai tashmë e ka vendin në formacionin e Mourinhos te Manchesteri.

Ajo që është interesante, është dhe pozita e Wayne Rooneyt në mesfushë, edhe pse në prezantimin si trajner i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pati hedhur poshtë këtë mundësi.

Në fotografinë e mëposhtme mund ta shikoni se si mund të duket Unitedi në edicionin e ri, gjithnjë sipas fotografisë të publikuar nga vajza e tij.