Ushqimet ideale për flokë të shëndetshëm

149

Ushqimi i duhur mund të jetë përgjigje për shumë probleme shëndetësore. Këtu janë disa ushqime që duhet të konsumoni për të parandaluar humbjen e flokëve.

Për të pasur flokë të shëndetshëm është e rëndësishme që të merrni këto vitamina kryesore si: A, C, E, B5, B6 dhe B12, si dhe hekur, zink, proteina, acide yndyrore esenciale, silic, squfur dhe germanium.

Veza: është e pasur me proteina, të cilat janë përbërësit kryesor për flokë të shëndetshëm. Gjithashtu vezët kanë vitaminën B, e cila kontrollon humbjen e flokëve.

Fasulet: Janë të pasura me kalori, proteina, fibra, vitaminën B, vitaminën C, zink dhe minerale, të cilat janë thelbësore për rritjen e flokëve. Fasulet përmbajnë edhe një sasi të mirë të hekurit, që është i nevojshëm për të parandaluar rënien e flokëve.

Spinaqi: 
Kjo perime jeshile është një burim i mirë i vitaminave B, C dhe E, kalium, kalcium, hekur, magnez dhe omega­3 yndyrna të pangopura, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e flokëve. Ju mund të pini një gotë me lëng spinaqi, mund të përgatisni supë spinaqi, apo ta konsumoni të përzier me zarzavate të tjera.

Gjithashtu të hani perime të tjera të gjelbra, si brokoli, lakër për të parandaluar rënien e flokëve.

Karrota: përmban një sasi të mirë të beta­karoten, një lëndë ushqyese e rëndësishme që ju siguron flokë të shëndetshëm. Gjithashtu, vitamina A, e pranishme në karota, ndihmon në prodhimin e proteinave të shëndetshme për lëkurën e kokës.