Ura mbushet plotë me tifozë për të parë derbin shqiptar, nuk respektohen masat anti-Covid

509

Ndeshja në mes Shkumbinit dhe Sopotit në Shqipëri ka qenëe mbushur me tifozë sot.

Aty nuk ka as distancim fizik dhe as masa anti-Covid… Thjesht klubet po humbin disa para dhe qytetarët po rrezikojnë seriozisht jetën duke qëndruar masivisht në ura apo në tarraca pallatesh!

Nga foto e siguruara nga “Panorama Sport”, shihet një grumbull i madh tifozësh, që qëndrojnë pranë një ure në afërsi të stadiumit, duke ndjekur derbin mes Sopotit dhe Shkumbinit, që përfundoi në barazim 1-1.