Universiteti mbetet pa rektor deri ne tetor

163

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk ka arritur ta zgjedhë të rektorin as në votimin e tretë. Mungoi Dr. Sigurd Hollinger, vota e te cilit do te vendoste se kush do te fitonte.

Tetë anëtarët prezente te Këshillit Drejtues kanë ndarë votat në mes të Lul Rakës dhe Naser Sahiti, nga 4 për secilin, duke pamundësuar zgjedhjen e rektorit. Kësisoj, Universiteti i Prishtinës duhet të rishpall konkursin e ri për rektor.

Këshilli Drejtues përbëhet nga nënta anëtarë. Prof. Dr. Ismet Salihu, kryetar, Prof. Dr. Ahmet Latifi, zv. Kryetar, Prof. Dr. Alajdin Abazi, Prof. Dr. Beqir Sadikaj, Prof. Asoc. Dr. Zeqir Veselaj, Prof. Dr. Fevzi Berisha, Prof. Asoc. Dr. Kemajl Bislimi, Prof. Asoc. Alberta Troni dhe Prof.Dr. Sigurd Hollinger i cili mungoi.