United dhe Juventus në garë për talentin holandez

157

Manchester United dhe Juventusi janë në duel për mbrojtësin 20-vjeçar të Ajaks, Kenny Tete, i cili konsiderohet si e ardhmja e këtis sporti.

Tete është një mbrojtës i gjithanshëm, pasi mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ashtu dhe në krahun e djathtë, pozicione që i ka mbuluar me sukses tek Ajaksi.

Juventusi ishte ekipi i parë që hodhi sytë te talenti holandez, duke bërë gati ofertën prej 8 milionë eurosh për merkaton e verës, por sipas “Daily Mirror” United është gati të ofrojë më shumë.