Uka vendimtar në përmbysjen e Drenicës ndaj Besës!

1132

Kreshnik Uka ka qenë njeriu i ndeshjes për skuadrën e tij Drenica në duel me Besën. Sulmuesi nga Skenderaj realizoi dy gola në përmbysjen e ‘kuqezinjëve’ përballë pejanëve, raporton Gazetasheshi.com.

Uka realizoi në minutat 37-të dhe 58-të për ta ndihmuar ekipin e tij drejt realizimit të triumfit të tetë sezonal që i shpije “Shqiponjat e Zeza” në kuotën e 33 pikëve në pozitën e tetë, aq sa ka edhe Llapi që ndodhet një pozitë më lartë.

Ndërkohë, pejanët që ndodhen me një këmbë në Ligën e Parë, shfaqën një tjetër ndeshje të mirë, për më tepër që ndodheshin në epërsi nga minuta e 25-të e ndeshjes pas një super goli të realizuar nga Ardi Qorri.

Besa mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Gazeta “Sheshi” u’a transmeton në mënyrë kronologjike zhvillimin e ndeshjes në Brestovik të Pejës.

BESA – DRENICA 1-2

– Mbyllet ndeshja!

+3 minuta shtesë!

89′ Leutrim Krasniqi, kryetrajner i Besës ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave.

88′ Zëvendësim te Drenica: Osman Mëziu inkuadrohet në vend të Baton Zabërgjës.

87′ Zëvendësim te Besa: Blazo Rajovic dhe Bilal Taghiyoullah inkuadrohen në vend të Agon Xhakës dhe Redon Sylës.

80′ Zëvendësim te Drenica: Gentrit Ulluri inkuadrohet në vend të Donald Rapos.

73′ Gentrit Salihu (Bes) gjuan fuqishëm nga distanca, por në fundore e dëbon topin Arion Ymeri.

70′ Guri Hana (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Erlis Frashërit.

65′ Zëvendësim te Besa: Donart Sheqerolli inkuadrohet në vend të Ardi Qorrit.

62′ Zëvendësim te Drenica: Granit Jashari inkuadrohet në vend të Dardan Rogovës.

60′ Etnik Brruti (Bes) dhe Kreshnik Uka (Dre) përplasen mes vete, ndërkohë gjyqtari kryesor Visar Kastrati i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

58′ GOL! Kreshnik Uka (Dre) gjuan nga ndërprerja dhe falë një intervenimi të mbrojtësit Granit Xhaka, arrinë ta dërgojë topin drejt rrjetës, 1-2.

55′ Dardan Rogova (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar afër zonës së tij!

49′ Dardan Rogova (Dre) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Agron Kolaj, i cili pret goditjen e sulmuesit drenicas.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

45′ Kreshnik Uka (Dre) gjuan mbi portë, pasi i shërbye nga Gentrit Dumani nga ndërprerja.

44′ Agon Xhaka (Bes) ndëshkohet e karton të verdhë për shkak të luajtjes me dorë!

44′ Baton Zabërgja (Dre) nuk arrinë të përfitojë nga një ‘gabim’ i mbrojtësit Agon Xhaka, duke dështuar të realizojë në portën e zbrazët.

42′ Bekim Maliqi (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave!

42′ Kreshnik Uka (Dre) gjuan nga ndërprerja, por topi përfundon mbi portë.

37′ GOL! Kreshnik Uka (Dre) gjuan me kokë pas harkimit të Dardan Rugovës dhe realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

 

Pamje nga festa e golit të realizuar nga Kreshnik Uka në duel me Besën

 

34′ Ardi Tahiri (Bes) parabolon ‘gardianin’ Arion Ymeri, por mbrojtësi Eglentin Gjoni e largon topin nga vija fatale e mbrojtjes.

34′ Baton Zabërgja (Dre) ndalet brenda zonës nga futbollisti Guri Hana, por gjyqtari kryesor Visar Kastrati lejon që ndeshja të vazhdon, pavarësisht protestave të mëdha të skuadrës mysafire.

25′ GOL! Ardi Qorri (Bes) lanson një ‘projektil’ nga gjuajtja e lirë me topin që përplaset për rrjetën e Arion Ymerit, 1-0.

Pamje nga festa e golit të Ardi Qorrit në duel me FC Drenicën

05′ Baton Zabërgja (Dre) gjuan nga afërsia, por goditja e tij ishte e plogështë dhe përfunduan në duart e ‘gardianit’ Agron Kolaj.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Maliqi, Hana, Ajdini, Xhaka, Salihu, Beseni, Brruti, Qorri, Syla, Tahiri. Kryetrajner: Leotrim Krasniqi

Drenica: Ymeri, Frashëri, Bejta, Gjoni, Duani, Ramadani, Dervishaj, Rapo, Rogova, Uka, Zabërgja. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Arben Halilaj

Stadiumi: “Tahir Vokshi” – Brestovik

/Gazeta Sheshi/