Uellsi vazhdon me paraqitje të mira, ia shkakton humbjen e dytë Turqisë

72

Ka përfunduar takimi ndërmjet Turqisë dhe Uellsit.

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Uellsit janë përballur në Baku të Azerbeigjanit në kuadër të Grupit A të “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Turqia pati disa raste të mira në pjesën e parë, por edhe Uellsi ishte i rrezikshëm me kundërsulme.

Pavarësisht posedimit të topit nga ana e turqve, Uellsi arriti të shënojë.

Ishte Gareth Bale i cili me një asistim nga pothuajse 40 metra e pa vrapimin e Ramseyt që la të fjetur mbrojtjen turke.

Ramsey shënoi gol në min 42′, për ti dhënë avantazhin Uellsit. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Uellsit.

Në pjesën e dytë, Turqit patën iniciativën e plotë, por Uellsi prapë rrezikoi përmes kundërsulmeve.

Në fakt në min 60′ u akordua penalti për Uellsin, të cilën e humbi Gareth Bale.

Por pas sulmeve të pareshtura të Turqisë, Uellsi arriti të shënojë prapë.

Ishte futbollisti Roberts i cili shënoi gol në min 90+5 për të dyfishuar avantazhin.

Rezultati përfundimtar, Turqia 0-2 Uellsi.