UEFA nis hetimin për kurdisje ndaj tri skuadrave të Superligës

7619

Në javët e fundit, janë rritur dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Për këtë dukuri është e njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

UEFA poashtu është duke i monitoruar me kujdes të shtuar zhvillimet e fundit në këtë aspekt.

UEFA ka dërguar një letër në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke e njoftuar se po heton tri skuadra të Superligës për kurdisje, bën të ditur mediumi “Indeksonline”.

Mësohet se një nga faktorët kyç që po merr përbazë UEFA, janë lëvizjet e shpeshta të kuotave në bastoret ndërkombëtare.