UEFA miraton rezidencën e Kombëtares, ja ku do qëndrojnë 24 ekipet

145

UEFA ka miratuar sot në mënyrë zyrtare rezidencat e 24 ekipeve që do të luajnë në finalet e “Euro 2016”, që mbahet në Francë nga data 10 qershor, deri më 10 korrik.

Ashtu siç ishte konfirmuar më parë nga FSHF, vendi i përcaktuar për Shqipërinë është “Hotel “L’ Agapa SPA”, 5* Perros Guirec, France”, njofton Panorama Sport.

Në këtë rezidencë thuhet se është përfshirë edhe vazhdimi i qëndrimit të mëtejshëm, në rast se Kombëtarja do të kualifikohet nga grupi.

Kampionia në fuqi, Spanja, do të qëndrojë në Saint-Martin-de-Re në një ishull të vogël në Oqeanin Atlantik.

Ndërsa kampionia e botës, Gjermania, ka zgjedhur qytezën e Evian-Les Bains, në brigjet e liqenit të Gjenevës dhe Italia do të qëndrojë në Jug të Francës, në Montepellier.

Parisi thuhet se është vendi që do të presë më shumë skuadra gjatë turneut. Franca, Anglia, Portugalia, Rusia, Irlanda dhe Rumania do të kenë selitë e tyre në kryeqytet.

Rezidencat e 24 ekipeve që marrin pjesë në Europian:

Grupi A: Franca: Clairefontaine; Rumania: Orry-la-ville; Shqipëria: Perros-Guirec; Zvicra: Montpellier.
Grupi B: Anglia: Chantilly; Rusia: Croissy-Sur-Seine; Wales: Dinard; Slovaçhia: Vichy
Grupi C: Gjermania: Evian-Les Bains; Ukraina: Aix-en-Provence; Polonia: La Baule; Irlanda e Veriut: Saint-Georges-de-Reneins.
Grupi D: Spanja: Saint-Martin-de-Ré; Çekia: Tours; Turqia: Saint-Cyr-sur-Mer; Kroacia: Deauville.
Grupi E: Belgjika: Burdeos; Italia: Montpellier; Irlanda: Versalles; Suedia: Saint Nazaire.
Grupi F: Portugalia: Linas-Marcoussis; Islanda: Annecy-le-Vieux; Austria: Mallemort; Hugaria: Tourrettes.