UEFA me vendim të mirë për përfaqësueset, i zgjeron listat në 26 lojtarë për “Euro 2021”

131

UEFA ka zgjeruar listën e përfaqësuesëve nga 23 lojtarë në 26 për “Euro 2021”, me afat regjistrimi deri me 1 qershor, shkruan Gazetasheshi.com.

“Euro 2021” është paraparë të niset me 11 qershor dhe kështu përfaqësueset duhet të jenë të regjistruar në afatë prej 10 ditë me herët.

Shtëpia e madhe e futbollit gjithashtu ka njoftuar se skuadrat do të jenë në gjendje të bëjnë zëvendësime të pakufizuara, këto do të jenë në raste të dëmtimeve të rënda dhe infektimeve me Covid-19.

“Ekipet do të jenë në gjendje të bëjnë zëvendësime të pakufizuara në rast të dëmtimit të rëndë ose sëmundjes para ndeshjes së parë. Portierët mund të zëvendësohen përpara çdo ndeshjeje”, thuhet në njoftimin e UEFA-s

/GazetaSheshi/