UEFA e gatshme të ndërmarrë masa të rrepta disiplinore kundër klubeve të Superligës

225

Sipas ESPN, UEFA është e gatshme të ndërmarrë masa të rrepta disiplinore kundër klubeve të Superligës, por tashmë janë afër marrëveshjeve skuadrat që u larguan.

ESPN pretendon se Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur tashmë kanë arritur një ‘mirëkuptim’ me UEFA.

Interi gjithashtu besohet se është afër një marrëveshje, pasi ata ishin të parët nga italianët që u përkulën.

Kjo lë vetëm Juventusin, Milanin, Real Madridin dhe Barcelonën të cilat mund të dënohen nga UEFA.

Kjo mund të shkojë aq larg sa të përfshijë ndëshkime të rënda financiare dhe madje edhe përjashtim nga gara e UEFA-s për një ose dy vjet.