UEFA e FIFA vizitojnë Kosovën

157

Një tjetër lajm i madh vjen nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendin tonë do ta vizitojnë zyrtarë të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s.

Krejt kjo do të ndodh para pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, muajin e ardhshëm.

“Një delegacion përbashkët i FIFA-s dhe UEFA-s në përbërje të Senesh Erzik, Kryetar i Komsionit të Asociacioneve të FIFA-s, me Peter Gileron kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës, nga FIFA dhe Costakis Koutsokoumnis nga Qiproja dhe francezi Thiery Favre nga UEFA , do të vizitojnë Kosovën, përkatësisht FFK-në më nga data 12 deri më 14 prill”, ka njoftuar FFK.

Delegacioni do të ketë takime me krerët e FFK-së KE ku do të njoftohet me zhvillimet në futbollin e Kosovës. Ata do të priten edhe nga krerët e insitucioneve shtetërore.

Kjo vizitë vjen edhe pas takimeve të shumëta të kryetarit të FFK-s, Fadil Vokrri në Cyrih me zyrtarë të të dyja shtëpive të futbollit botëror.

Ky është delegacioni më i lartë i UEFA-s e FIFA-s që viziton Kosovën.