U organizua ndeshja për nder të katër dëshmorëve ish-futbollistë të Llapit, ja rezultati i miqësores

206

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeve, FFK në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit dhe KF Llapi e organizoi ndeshjen e parë memoriale për nder të katër ish-futbollistëve të Llapit, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare: Kujtim Aliu, Vllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Nexhat Fetahu, përcjell Gazetasheshi.com.

Në këtë ndeshje u përballën ekipi i Veteranëve të Llapit dhe Përfaqësuesja e Veteranëve të Kosovës.

Pas një loje interesante fitores iu gëzuan Veteranët e Përfaqësues së Kosovës, me rezultat 2:0.

/GazetaSheshi/