U hodh shorti edhe për Ligën e Parë, kjo është xhiroja e parë

107

Është hedhur shorti edhe për sezonin e ri në Ligën e Parë ne futboll.

Për herë të parë, kjo ligë është ndarë në grupet A dhe B, shkruan Gazetasheshi.com

Fillimisht u bë tërheqja e shortit për Grupin A, ku në xhiron e parë do të takohen:

Istogu – Liria
Vushtrria – A&N
Vëllaznimi – Dukagjini
Drenasi – Trepça
Malisheva – Onixi

Ndërkaq, më pas tërheqjes së shortit për Grupin B, në xhiron e parë do të takohen:

Vllaznia – Flamurtari
Ramiz Sadiku – Kika
Dardana – 2 Korriku
Ferizaj – KEK-u
Ulpiana – Vitia

/Gazeta Sheshi/