Tusha shënon gol fantastik për skuadrën e tij

243

Denizlispor ka humbur në transfertë ndaj Alanayspor, ndeshje kjo që i ka takuar javës së 34-të në Superligën e Turqisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultat 3:2, njërin nga golat për Denizlispor e ka shënuar futbollisti kosovar Veton Tusha.

18 vjeçari golin e ka arritur në minutën e 51-të, në këtë takim Denizlispor ka qenë në avantazh prej 2:0, por që nuk arriti ta mbajë epërsinë prej dy golave.

Për, Tushën ky ishte goli i dytë në skuadrën turke në pesë paraqitje që ka pasur për skuadrën turke.

Futbollisti me prejardhje nga Kaçaniku ka qenë pjesë e Kosovës U21, edhe në dy ndeshjet miqësore ndaj Katarit U23, madje ka kontribuar edhe me një gol.

Denizlispor me këtë barazim është e renditur në pozitën e fundit me 27 pikë, kurse Alanayaspor në vendin e pestë me 50 pikë.

/GazetaSheshi/