Tri udhëtime “ferri” në “pesë” finalet e Ballkanit!

5517

Kampionati elitar në futbollin kosovar është futur në fazën finale, derisa kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’i vënë ‘kapakun’ këtij edicioni.

Skuadra e Ballkanit kryeson aktualisht kampionatin me 67 pikë, një më shumë se Prishtina, e cila qëndron e dyta dhe dy më shumë se Drita, e cila tashmë ka zbritur në pozitën e tretë të klasifikimit, shkruan Gazetasheshi.com.

‘Portokallinjtë’ kërkojnë të marshojnë drejt titullit të parë në histori të klubit, por për ta arritur këtë qëllim duhet të kalojnë një ‘malore’ të jashtëzakonshme.

Ndeshje të vështira e presin ekipin e Bledi Shkëmbit nga ky vikend, me ç’rast do të përballet me Drenicën në udhëtim, e cila po lufton për t’i ikur zonës së barazhit.

Udhëtim të vështirë Ballkani do të ketë edhe ndaj Dritës dhe Gjilan në xhiron e 34-të dhe ndaj Prishtinës në xhiron e fundit.

Pesë “finalet” e fundit të Ballkanit:

Xhiro 32: Drenica – Ballkani (02/05/2021)
Xhiro 33: Ballkani – Arbëria (06/05/2021)
Xhiro 34: Drita – Ballkani (09/05/2021)
Xhiro 35: Ballkani – Trepça ’89 (16/05/2021)
Xhiro 36: Prishtina – Ballkani (23/05/2021)

/Gazeta Sheshi/