Trepça ’89 merr biletën e çerekfinales

127

Rikthimi i trajnerit Gani Sejdiu në krye të klubi mitrovicas ka qenë me fat për “minatorët” që kanë marrë biletën e çerekfinales pas triumfit minimal në Riza Lushta përballë Lirisë.

Ka mjaftuar një super gol i mesfushorit Argjend Mustafa, që skuadra e Trepçës ’89 të merr kualifikimin e merituar, ndoshta për shkak rasteve të shumta që i krijuan.

Megjithëse fusha ishte tejet e rënduar, skuadrat ishin ende duke komponuar skuadrën dhe ndërtuar lojën e tyre, megjithatë zhvilluan një 90 minutësh mjaft aktiv.

Në duelet tjera takohen:

E shtunë:

Prishtina – Istogu SSK Ora 13.30

Gjilani – T.Çanga Ora 13.30

Drenica – KEK-u Ora 13.30

E diel:

Drita – Hajvalia SSK Ora 13.30

Vushtrria – Llapi Ora 13.30

Dukagjini – Ferizaj Ora 13.30