Trepça ’89 e zhvillon ndeshjen jetike në shtëpi, të përgatitur maksimalisht për Gjilanin

194

Të dielen (nesër) skuadra e Trepçës ’89 e mikëpret në stadiumin “Riza Lushta”, ekipin e Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo ndeshje për mitrovicasit ndaj kuqebardhëve do të jetë jetike, për faktin se ndodhen në zonën e kuqe dhe opsioni i largimit nga rreziku i rënies është vetëm fitorja.

Skuadra nga Mitrovica tani ka përfunduar edhe përgatitjet e fundit para ndeshjes me Gjilanin dhe kanë paralajmëruar se janë gati për këtë përballje.

“Ekipi ka perfunduar pregaditjet per ndeshjen e radhës ndaj SC Gjilanit në ditën e Diel, #forcadjem”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89.

Trepça ’89 ndodhet në vendin e parafundit me 36 pikë dhe ka rreth pesë ndeshje pa fituar, ndërsa Gjilani ndodhet në pozitë komode dhe nuk rrezikon asgjë.

/GazetaSheshi/