Trepça ‘89 e “tmerron” Ulpianën

264

Trepça ’89 e ka mposhtur 6:0 skuadrën e Ligës së Parë, Ulpianën në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Fiton Hajdari ka realizuar “het-trik”, derisa me dy gola kontribuoi edhe Arbër Potoku. Kurse, një tjetër e realizioi afrikani Otto John, transmeton Gazeta Sheshi.

Ekipi i drejtuar nga Bekim Shotani e dominoi në tërësi këtë ndeshje dhe pos tjerash krijoi edhe shumë raste shënimi.

Ndryshe, 89-shi startoi me këtë përbërje: Hajdini; Islami, Pasoma, Izmaku, Potoku; Maloku, Mustafa, Idrizi; Hasani, Maxhuni e Hajdari.