Trajneri i Torinos me lavëdata për Mërgim Vojvodën

136

Mërgim Vojvoda ka gjetur më në rrugën deri tek rrjeta në Serie A, shkruan Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi i Kosovës, në fitoren e Torinos ndaj Parmës me rezultat 1:0, ka qenë vendimtar, teksa ka shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme torinezëve.

Pas ndeshjes kryetrajneri i “demave”, Davide Nicole, është shprehur i lumtur me golin e shënuar nga Vojvoda, duke shtuar tutje se ka pasur mundësi ta plasoj edhe të dytin.

“Jam i lumtur për Vojvodën edhe pse mund të shënonte edhe në shansin e dytë që e kishte më të mirë”, tha ai.

Me këtë fitore Torino është ngritur në vendin e 15-të me 34 pikë, kurse Parma tashme është përshendetur nga elita e Seria A, duke u renditur në pozitën e 19-të me vetëm 20 pikë.

/GazetaSheshi/