Trajneri i Superligës që nuk merr rrogë dhe financon klubin

244

Ditëve të fundit është komentuar fenomeni i ndërrimit të shpeshtë të trajnerëve nga skuadrat e Superligës.

Me largimin e Arbnor Morinës, i vetmi ‘timonier’ që vazhdon ta drejtojë ekipin e tij nga fillimi i këtij edicioni është Tahir Batatina i Llapit.

Megjithëse Llapi nuk qëndron keq në renditje, ka pak gjasa për titull, por edhe përkundër kësaj, pozita e Batatinës nuk rrezikohet aspak, shkruan Gazeta Sheshi.

Kjo për faktin se Batatina përveç që nuk merr rrogë në Llap, me vetëdëshirë financon klubin. Andaj, atë mund ta shkarkojë vetëm mendja e tij dhe askush tjetër.

Ky është rasti i parë që një trajner lere më që nuk paguhet, por shpenzon shumë të mëdha parash për t’i paguar futbollistët.

Vërtetë për t’u vlerësuar…