Trajneri i Partizanit tregon historinë e pabesueshme që i ndodhi kur stërviste Del Pieron

170

Disa vite më parë, trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani ishte ndihmëstrajner i Juventusit, krahu i djathtë i Çiro Ferrarës, që punonte çdo ditë me Del Pieron dhe Trezegenë. Ai ka treguar për “Panorama Sport” edhe nje histori interesante me sulmusin italian:

“Ka qenë një ndeshje e Kupës së Italisë, nuk e mbaj mend mirë se me kë. Alesandro merr një pasim në të majtë, me portën të boshatisur, pasi portieri kishte dalë, gjuan fort për ta dërguar topin në krahun tjetër dhe e nxjerr jashtë.

Të nesërmen, kemi punuar plot 1 orë e gjysmë në stërvitje, duke përsëritur gjatë gjithë kohës atë rast. Dhe të mendosh që ishte Del Piero, një futbollist i jashtëzakonshëm, me një talent të rrallë.

Kjo është edhe ajo që unë dua t’ju shpjegoj futbollistëve të mi. Kur Del Piero, që në atë kohë ishte 36 vjeç, u stërvit 1 orë e gjysmë për një ushtrim, pasi donte ende të përmirësohej, sa duhet të stërvitet një futbollist normal?! Kjo ka të bëjë me mënyrën se si e shikon këtë sport”, rrëfeu Sormani