Trajneri i njohur merr drejtimin e KB Pejës

457

Klubi i Basketbollit “Peja” ka zyrtarizuar trajnerin e katërt në këtë sezon basketbollistik.

Klubi pejan gjatë ditës së sotme ka njoftuar se Jordanco Davidkov ka dhënë dorëheqje, teksa kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme, shkruan Gazetasheshi.com

Kurse pas këtij lajmi, KB Peja, ka njoftuar se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Dragan Dadovic.

Radovic së fundmi udhëhoqi Sigal Prishtinen drejt triumfit në Kupë, teksa në të kaluarën kishte drejtuar Bashkimin dhe Yllin.

/Gazeta Sheshi/