Trajneri i La Corunas tregon nëse do t’ia lëshojnë lojën Barcelonës

236

Deportivo La Coruna i kishte shpëtuar rënies nga La Liga ediconin e kaluar, pas një barazimi 2:2 në Camp Nou me Barcelonën, duke ngjallur dyshime se ajo ndeshje ishte e kurdisur.

Në prag të ndeshjes që zhvillohet sonte mes këtyre ekipeve, trajneri i La Coruna, Victor Sanchez. ka thënë se ata nuk i kanë borxh Barcelonës, duke paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë favor për katalunasit, të cilëve u nevojiten aq shumë pikët në luftën për titull.

“Askush nuk i ka borxh asgjë askujt. Gjërat fitohen në fushë”, deklaroi Sanchez.