Tovërlani: Transferimi i Rashicës te Norwichi, lajm i madh për gjithë Kosovën

153

Afrim Toverlani, trajneri i njohur kosovar ka komentuar transferimin e Milot Rashicës në Norwich.

Toki theksoi se ky transferim do t’i bëjë mirë Milot Rashicës, por edhe gjithë Kosovës, ndërsa tha se do t’i duhet pak kohë për t’u adaptuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Një transferim i mirë jo veç për Milotin, por për të gjithë Kosovën. Do t’i ngritet niveli, do t’i duhet kohë për t’u adaptuar në futbollin anglez”, tha Afrim Toverlani për Euro Dueli.

Kujtojmë që Rashica u transferua sot zyrtarisht te Norwich City për 11 milionë euro nga Werder Bremen.

Reprezentuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me klubin anglez për katër vite, kontratë e cila e mbanë te Norwich deri në verën e vitin 2025.