Tovërlani i pakapshëm

594

‘Timonieri’ nga Prishtina, Afrim Tovërlani, i është kthyer zanatit të vjetër, rekordeve. Pas shumë rekordeve me Prishtinën, trajneri i njohur si ‘Toki’, ka nisur rekordet edhe me Feronikelin.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, skuadra nga Drenasi ka arritur gjashtë fitore që përbën rekord ndër trajnerët e kësaj skuadre, transmeton Gazetaolle.com.

Ndryshe, pas javës së 26-të në Superligë, Feronikeli i prinë renditjes me 53 pikë, shtatë më shumë se Hajvalia që ndodhet e dyta.