Tovërlani, “hajmali” për Feronikelin

371

Feronikeli pas fitores së fundit 3:0 ndaj Istogut dëshmoi edhe njëherë se është dukshëm ekipi më i mirë në elitën e futbollit kosovar dhe jo rastësisht gjendet në pozitën e parë.

Mirëpo, sikur kjo nuk mjafton, pasi skuadra nga Drenasi vazhdon të ketë një ecuri fantastike kur luan si vendas.

Prejse Afrim Tovërlani është trajner i Feronikelit, skuadra nga Drenasi ka fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi, madje nuk ka pranuar asnjë gol në ato takime.

Si i tillë, Tovërlani po vlerësohet të jetë “hajmali” për kampionët.