Tovërlani: Anglia nuk është favorit, ka ekip, por s’ka lojë

136

Afrim Tovërlani, trajneri i njohur kosovar beson se Anglia nuk do të shkojë lartë në Euro2020. Ai tha se Anglia ka ekip, por nuk po bën lojë.

“Anglinë nuk e kam cilësu si favorit kryesor, ka ekip, por s’ka lojë. Nuk e shoh ndonjë komponim të mirë. Dy ndeshje vetëm një gol me kesi niveli, dyshoj që mund të shkojë lartë”, tha Afrim Toverlani në “EuroDueli”.

Vlen të theksohet se Anglia sonte barazoi me Skocinë pa gola.